Ekzekutohen 2500 euro për familjet e prekura nga vërshimet në Mitrovicë
BKT
Kosovë

Ekzekutohen 2500 euro për familjet e prekura nga vërshimet në Mitrovicë

M.P / RTKlive

Janë ekzekutuar 2500€ për ekonomitë familjare të dëmtuara nga vërshimet e fundit në Mitrovicë.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtoresha e Drejtorisë për Financa dhe Zhvillim Ekonomik, Igballe Islami.

“Pas pranimit të listës nga komisioni sot është bërë ekzekutimi i mjeteve financiare në llogaritë bankare të përfituesëve. 186 familje kanë përfituar nga buxheti komunal, në vlerë totale 465,000.00 €”, ka shkruar Islami.

 


MË SHUME NGA Kosovë