Artan Dërmaku zgjedhet rektor i Universitetit “Kadri Zeka”
M.Sh/RTKlive
Këshilli Drejtues i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, në mbledhjen e sotme, me votim të fshehtë ka zgjedhur profesorin Artan Dërmaku rektor të Universitetit për mandatin katër vjeçar.
Sipas njoftimit për medie, në këtë mbledhje është bërë intervistimi i kandidatëve që kanë aplikuar për pozitën e rektorit, me ç‘rast kandidatët kanë pasur mundësinë të shpalosin vizionin e tyre, objektivat dhe prioritete, për periudhën 2023-2027 për zhvillimin e Universitetit.
Sipas statutit të Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka” dhe rregullores së Këshillit Drejtues të UKZ-së, rektorin e zgjedh Këshilli Drejtues nga lista e kandidatëve të propozuar nga komisioni profesional, i zgjedhur nga Senati i Universitetit.
Ndryshe me zgjedhjen e rektorit është përmbyllur gjithë procesi zgjedhor në UKZ, thuhet në njoftimin për media.
Fillimisht studentët kanë zgjedhur përfaqësuesit e tyre, janë mbajtur zgjedhjet për këshillat e fakulteteve dhe së fundi është konstituuar edhe përbërja e re e senatit, të cilët do të marrin mandatin më 1 tetor 2023.























