Në Shtime filluan punimet për rehabilitimin e dy akseve rrugore
BKT
Kosovë

Në Shtime filluan punimet për rehabilitimin e dy akseve rrugore

Driton Ramadani/RTK

Filloi rehabilitimi i disa akseve rrugore në Shtime. I pranishëm ishte edhe ministri i Mjedisit e Infrastrukturës, Liburn Aliu. Punimet pritet të përfundojnë brenda 120 ditësh.

Rruga tranzitore nga hyrja e Shtimes për në fshatin Belicë është në gjendje shumë të keqe.

“Kaloj çdo ditë kësaj rruge është rruga katastrofë e keqe po e shihni edhe vet na shkakton shumë defekte në kamion edhe është mirë të rregullohet sa më shpejtë”,  ka thënë Beqir Rusolli -vozitës.

Vozitësit shpresojnë që sa më parë kjo dhe rrugët e tjera të rregullohen. E kjo, nisi të enjten në fillimin e investimit në rrugën që lidh Shtimen me Lipjanin, i pranishëm ishte edhe ministri Liburn Aliu.

“Pra kemi filluar rehabilitimin nga Shtime në Lipjan dhe transitin i cili ka qenë në gjendje dhe është në gjendje të rënd e që urojmë që ta rehabilitojmë sa më shpejtë në mënyrë që qytetarët dhe biznes të kenë mundësi qarkullimi të lirshëm pa e pengu jetën normale brenda zonave urbane ”, ka thënë Liburn ALiu- Ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturë.

 Drejtuesit e komunës së Shtimes, realizimin e këtij projekti e quajtën shumë të rëndësishëm, sidomos për bizneset.

 “Ju e dini që në zonën e malësisë janë mbi 12 operator gurëthyes dhe kompani ndërtimore krejt funksionimin e tyre  krejt transportin e kryen nëpërmjet këtij transiti por edhe nëpër mes rrugës Shtime- Lipjan”, ka thënë Qemajl Aliu , Kryetar i Komunës së Shtimes.

 Rregullimi I këtij aksi rrugor, pritet të përfundojë në afat prej 120 ditësh.


MË SHUME NGA Kosovë