ASHNA: Temperatura përvëluese në 10 ditët e ardhshme
BKT
Kosovë

ASHNA: Temperatura përvëluese në 10 ditët e ardhshme

N.M. /RTKlive

Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror ka paralajmëruar për temperatura të larta në 10 ditët e ardhshme, në Kosovë, ato, në pjesën e dytë të javës së ardhshme do të arrijnë deri në 37°C.

Sipas ASHNA, nga dita e shtunë, nën dominimin gradual dhe prezencës së shtypjes së lartë atmosferike, si dhe depërtimit të masave ajrore afrikane, nga mot i paqëndrueshëm mbi vendin dhe rajonin tonë, gradualisht do të mbizotrojë mot stabil, me vranësira të pakta dhe temperatura gjithnjë në rritje, ato në pjesën e dytë të javës së ardhshme do të arrijnë edhe maksimalet deri në 37°C.

“Shtuar kësaj edhe sasinë e madhe të lagështisë sipërfaqësore prezente nga reshjet enorme të javëve dhe muajve të fundit, ndjeshmëria e këtyre temperaturave përcëlluese do të jetë edhe më e lartë dhe rënduese për shëndetin”, thuhet në njoftimin e departamentit meterologjiok ASHNA.


MË SHUME NGA Kosovë