13:55 / 07.07.2023
Haradinaj për Betejën e Morinës: Shënoi kapitull të ri në luftën për liri
M.Sh/RTKlive
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar Betejën e Morinës në 25-vjetorin e saj, duke e konsideruar këtë si betejën që shënoi një kapitull të ri në luftën çlirimtare në Dukagjin.
“25 vjet më parë, Beteja e Morinës shënoi një kapitull të ri për luftën çlirimtare në Zonën Operative të Dukagjinit. Atë ditë ranë në altarin e lirisë djemtë më të zotë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës|, thotë Haradinaj.
Rënia e tyre, sipas kryetarit të AAK-së dhe ish-komandanti i Zonës së Dukagjinit, ishte goditje e madhe për rrjedhën e luftës çlirimtare. “Por ata u bënë frymëzim për mijëra ushtarë të tjerë për t'ju bashkuar radhëve të UÇK-së”, tha Haradinaj.























