Miratohet raporti i cili mbikëqyr kontrollin e duhanit
M.P / RTKlive
Është miratuar raporti për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për kontrollin e duhanit sot në mbledhjen e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.
Kryetarja e Komisionit, Fatime Mulhaxha – Kollçaku tha se rekomandimet e raportit do t’iu dorëzohen Ministrisë së Shëndetësirë për çështje si kontrollimin e shitjes dhe blerjes të duhanit, konsumimi në institucione edukativo – arsimore si dhe në hyrje – dalje të hapësirave publike.
“Ministria e Shëndetësisë, të bëjë plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për kontrollin e duhanit ku do të përfshihen definimi i saktë i hapësirave të hapura dhe të mbyllura, të trajtohet përdorimi i cigareve elektronike dhe produkteve tjera me avull dhe të bëhet harmonizimi me direktivat e BE-së”, ka thënë Mulhaxha – Kollçaku.
Ndërkaq pika tjetër e takimit, shqyrtimi i Projektligjit për çmimin e produkteve medicinale është shtyer për ditën e martë. Kjo për shkak të ri-shqyrtimit të projektligjit rreth çmimeve të prodhuesve vendor të këtyre produkteve.






















