17:45 / 07.07.2023
Filluan punimet në dy rrugë kyçe në Shtime dhe në Lipjan
F.Sertolli / RTKlive
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se kanë filluar punimet në dy rrugë kyçe në Shtime dhe në Lipjan.
Sipas të parit të ekzekutivit të vendit, do të bëhet rehabilitimi i tërësishëm i rrugës tranzit me vlerë 1.154 milionë euro, si dhe rehabilitimi i rrugës Shtime - Lipjan me vlerë 1.015 milionë euro, që lidhë këto dy komuna mes vete dhe me Prishtinën.
"Me këto projekte nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës do të lehtësohet lëvizja e qytetarëve dhe mallrave në këto zona. Qeveria për Komunën", ka shkruar Kurti.























