Ngjarjet e ditës e datës 10 korrik.
RTKlive
Ngjarjet e ditës e datës 10 korrik.
Kryesia e Kuvendit mban mbledhjen e radhës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)
Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale e shqyrton Projektligjin për çmimin e produkteve medicinale. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit e shqyrton Projektligjin për Prokurorinë Speciale; Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit të procedurës penale; Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit Penal. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)
Kuvendi mban vazhdimin e seancës plenare. Në rend dite një varg pikash nga seancar e papërfunduara. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)
Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme në rend dite ratifikimi i anëtarit të Këshillit Shtetërorë të Cilësisë në Agjencinë kosovare të Akreditimit. (Kuvendi Kosovës, ora 13:00)
Solidar Suisse SEE dhe Qendra Kosovare për Studime Gjinore mbajnë konferencën “Të kuptuarit e peizazhit institucional: Vlerësimi i dhunës me bazë gjinore në Kosovë”. (Prishtinë, ora 13:00)
Mbahet ekspozita me fotografitë e kampionit Robin Krasniqi dhe dokumentari kushtuar kampionit. (Sheshi “Xhorxh Bush”, Prishtinë, ora 20:00)























