Kërkohet aplikimi i statusit të viktimës seksuale të jetë pa kufizim kohor
BKT
RTK
Kosovë

Kërkohet aplikimi i statusit të viktimës seksuale të jetë pa kufizim kohor

Medina Pasoma / RTKlive

Deri në ora 16:00, Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, do të rregullojë projektligjin i cili shtyen për 2 vjet aplikimin e njohjes së statusit të viktimës. Në mbledhjen e sotme në Kuvendin e Kosovës, disa nga deputetët kanë propozuar që aplikimi i të mbijetuarëve të dhunës seksuale për njohje të statusit të viktimës të mos ketë kufizim kohor.

Njëra nga ta ka qenë kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, Duda Balje ka pasur kritika për pozicionimin kohor të statusit të viktimave dhe vet komisionit që shqyrton statusin e tyre.

“Në fillim kemi qenë kundër për të vazhduar komisioni për 2 vjet, sepses s’ka kohë as në Bosnjë, Kroaci e asnjë vend. Puna brenda këtij komisioni është katastrofale, ne çdo ditë përballemi me dike që s’ju ka pranuar statusi. Refuzohen pa asnjë gjë, kërkonjë shenja trupore pas 22 vjetësh dhe iu refuzohet statusi u viktimës seksuale. Në fakt qe 6 muaj ata (komisioni) as s’janë të punuar dhe s’kemi as ndonjë njoftim”, ka thënë Balja.

Të njëjtin mendim e ka pasur edhe Eliza Hoxha, anëtarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut nga radhët e PDK-së.

“Edhe unë mendoj që afati s’duhet të jetë 2 vite, duhet të jetë i lirë, kurdo që viktima ndjehet i lirë për t’u paraqitur të bëhet pjesë e kësaj skeme. Mandati duhet të jetë i hapur dhe mos të jetë me kufizime kohore. Afati natyrshëm do të përfundoj”, u shpreh Hoxha.


MË SHUME NGA Kosovë