Viktimat e dhunës në familje po përballen me vështirësi për të raportuar
BKT
Foto arkiv/ RTKlive
Kosovë

Viktimat e dhunës në familje po përballen me vështirësi për të raportuar

Ardiana Hajzeri / Radio Kosova

Viktimat e dhunës në familje po përballen me vështirësi për të raportuar dhunën, abuzim psikologjik dhe pamundësi për t’u riintegruar në shoqëri. Kështu u tha në konferencën “Të kuptuarit e peizazhit institucional: Vlerësimi i dhunës me bazë gjinore në Kosovë”, ku u prezantuan të gjeturat nga intervistat dhe anketat e realizuara me zyrtarë komunal.

Numri i raportimeve të dhunës vazhdon të mbetet, e po ashtu edhe rastet që po përfundojnë me fatalitet, u tha në konferencën e lartë përmendur.

Drejtoresha e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore, Luljeta Demolli tha se mbetet shqetësues numri i raportimeve të dhunës me bazë gjinore.

Koordinatorja e “Solidar Suisse SEE”, Syzane Baja theksoi se synim kanë që të punohet për një shoqëri të barabartë dhe se çdo njeri të pranohet.

Kjo konferencë është pjesë e projektit “Parandalimi i dhunës me bazë gjinore përmes edukimit dhe ngritjes së vetëdijes”, i zbatuar nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore dhe Solidar Suisse SEE, e që mbështetet nga Bashkimi Evropian.


MË SHUME NGA Kosovë