16:22 / 10.07.2023
Miratohet kërkesa e RTK-së, për ndarjen e mjeteve për korrik-shtator
V.Thaçi / RTKlive
Komisioni për Buxhet ka miratuar projeksionin buxhetor të Radiotelevizionit të Kosovë, për ndarjen e mjeteve për periudhën korrik-shtator 2023.
Kreu i bordit të RTK-së, Besnik Boletini, tha se ky projeksion parashikohet të jetë i balancuar në kuptimin e shpenzimeve që do të jenë dhe të hyrave.
“Gjatë këtij tre mujori parashikojmë që të realizojmë të hyra dy milionë e 389 mijë euro”, tha Boletini. Sipas tij të hyrat janë nga buxheti dhe të hyrat nga marketingu.























