Themelohet kolegji i parë publik në Mitrovicë
BKT
Kosovë

Themelohet kolegji i parë publik në Mitrovicë

M.P. / RTKlive

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar për themelimin e kolegjit të parë publik “International Business College Mitrovica”.

Ky  kolegj është i pari me programe 100% me akreditim ndërkombëtar dhe me ligjërim në gjuhën angleze.

“Ky kolegj, shtrihet në dy kampuse, në Mitrovicën e Veriut dhe në Mitrovicën e Jugut duke përfshirë komunitete të ndryshme në Kosovë. Procesi i themelimit dhe të gjitha veprimet e tjera drejt funksionalizimit të këtij institucioni, do të udhëhiqen nga këshilli iniciues i themeluar nga MASHTI”, ka shkruar Nagavci në Facebook.

Vendimi për themelimin e kolegjit IBCM është miratuar dje në seancën e Kuvendit të Kosovës.


MË SHUME NGA Kosovë