17:54 / 11.07.2023
Hoxha dhe ambasadori gjerman diskutojnë për bashkëpunim
E.Hoiti/ RTKlive
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha sot takoi ambasadorin e Gjermanisë, Jörn Rohde, me të cilën ka diskutuar për bashkëpunim.
Sipas njoftimit, gjatë takimit u diskutuan çështje të rëndësishme për PK-në me qëllim të avancimit të mëtutjeshëm të bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet partnerëve.
"Me këtë rast drejtori i përgjithshëm Hoxha, falënderoi për mbështetjen edhe zyrtaren Andrea Geschke-atashe Policor, e cila përfundon mandatin e saj dhe njëkohësisht ndau një mirënjohje për punën, bashkëpunimin dhe ndihmën e ofruar për Policinë e Kosovës”, njofton Policia e Kosovës.























