Përplasjet pozitë-opozitë pas përgjimeve të Mimoza Kusari-Lilës me Simiqin
BKT
Foto/ RTK
Kosovë

Përplasjet pozitë-opozitë pas përgjimeve të Mimoza Kusari-Lilës me Simiqin

A.B/RTKlive

Sonte në RTK Prime, është debatuar rreth përgjimeve të shefes së deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari-Lilës me Simiqin.

Deputeti i VV-së, Enver Dugolli tha se temat që janë me rëndësi për Kosovën, po lihen në harresë. Ai tha sot top temë duhet të ishte futja në listë të zezë nga SHBA, e shefit të BIA-s, Aleksandër Vulin . Dugolli tha se qeveria e Kosovës nuk është e varur nga votat e Listës Serbe dhe kjo është e para e herë në Kosovë.

Ndërsa Rashit Qalaj, deputet i PDK-së, tha se kjo situatë që ka dalë nga përgjimet është e ndërlidhur. Ai tha se përgjimet e deritashme tregojnë shuam për këtë pushtet, karshi qytetarëve, e në këtë rast edhe të veteranëve të luftës së UÇK-së. Ai tha se nga përgjimet se po del se VV kanë bashkëpunim me Listën Serbe.

Kurse Pal Lekaj, deputet i AAK-së, deklaroi se ky takim dhe bisedë kanë nxjerrë në shesh atë që VV e ka kritikuar, kur  është fjala për AAK dhe Ramush Haradinaj. Lekaj tha se Haradinaj ka qenë transparent dhe kur ka pasur takim ka publikuar lajm për atë takim. Deputeti AAK-së, Lekaj tha se VV ka një koordinim me Listën Serbe dhe nuk është mirë të ketë bashkëpunim me Listën Serbe, dhe jo bashkëpunim me SHBA-të.


MË SHUME NGA Kosovë