Reduktimi i policisë, Kurti: Tani nuk ka protesta të dhunshme në veri
BKT
Foto arkiv/ RTK
Kosovë

Reduktimi i policisë, Kurti: Tani nuk ka protesta të dhunshme në veri

Arbresha Berisha /RTK

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar për medie në lidhje me reduktimin e numrit të Policisë së Kosovës në komunat veriore.

I pari i ekzekutivit ka thënë se reduktimi i policisë në këto komuna është bërë pasi në dy javët e fundit nuk ka pasur protesta të dhunshme.

Ndërsa, sa i përket shpalljes së zgjedhjeve në këto komuna, ai ka thënë se një gjë e tillë do të bëhet në bazë të ligjit.

“Në dy javët e fundit nuk ka pasur as protesta të dhunshme e as incidente. Duke e parë këtë ne kemi thënë që është e domosdoshme të bëjmë reduktimin e policisë. Sa i përket zgjedhjeve në veri ne e kemi shprehur se për të arritur deri aty do t’i ndjekim procedurat ligjore. Na vie keq që kishim një dalje të ulët në zgjedhje që rezultuan në një legjitimitet larg të qenit i plotë, mirëpo të tjetër që braktisën institucionet s’patën fare legjitimitet”, ka shtuar ai.


MË SHUME NGA Kosovë