ASK: Më pak çifte të shkurorëzuara në vitin 2022
BKT
Foto: RTKlive
Kosovë

ASK: Më pak çifte të shkurorëzuara në vitin 2022

V.Th. / RTKlive

Më pak çifte të shkurorëzuara në vitin 2022 sesa një vit më parë. Kështu flasin statistikat e publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës për vitin 2022.

 “Në vitin 2022, janë regjistruar 2 088 shkurorëzime. Numri më i madh i shkurorëzimeve, sipas komunave, ishte në: Prizren (209 raste), ose 10,0%; Gjakovë (172 raste), ose 8,2%; Ferizaj (145 raste), ose 6,9%”, thuhet në publikim e statistikave të ASK-së.

Tutje këto statistika flasin se sipas kohëzgjatjes së martesës, dominon viti 5-9 me 31,5%, viti 10-14 me 14,5% dhe viti i katërt (4) me 9,1% e të shkurorëzuarve.

Sipas Agjencisë shkurorëzimet e regjistruara brenda Kosovës janë më pak në vitin 2022, krahasuar me vitin 2021.

“Te shkurorëzimet sipas grup-moshave, te femrat dominonte mosha 25-29 vjeçare me 452 shkurorëzime, ose 21,6%, kurse tek meshkujt dominonte mosha 30-34 vjeç me 431, ose 20,6%”.

Ndërsa mosha mesatare e personave të shkurorëzuar të regjistruar gjatë vitit 2022 ishte 29 vjeç.


MË SHUME NGA Kosovë