Sveçla viziton shtëpinë e djegur të serbit në Istog, kërkon hetim
BKT
Kosovë

Sveçla viziton shtëpinë e djegur të serbit në Istog, kërkon hetim

E. H. / RTKlive

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla së bashku me eprorët e Policisë së Istogut dhe Njësitin e Hetimeve Rajonale nga Peja  ka vizituar sot shtëpinë e djegur të qytetarit të komunitetit serb nga fshati Veriq.

Sveçla ka thënë se ka kërkuar angazhimin e të gjitha resurseve për zbardhjen e këtij rasti, teksa ka theksuar se Kosova është vend demokratik ku jetojnë qytetarët të barabartë e pa asnjë dallim. 

“Kam kërkuar që të gjitha resurset e nevojshme të angazhohen në mënyrë që rasti të zbardhet sa më parë, ndërkaq edhe njëherë i ofrova policisë gatishmërinë e plotë për të ndihmuar në lidhje me këtë rast. Republika e Kosovës është dhe do të mbetet demokratike, vend ku jetojnë qytetarët të lirë e të barabartë, pa asnjë dallim përkatësie a prejardhje. Dhe për këto vlera do të jemi të pakompromis”, ka shkruar Sveçla në Facebook.


MË SHUME NGA Kosovë