Ngjarjet e ditës e datës 13 korrik
RTKlive
Ngjarjet e ditës e datës 13 korrik 2023.
Universiteti i Prishtinës organizon simpoziumin e diasporës në kompjuterikë, me temë “Inteligjenca Artificiale – Kosovë”. Marrin pjesë rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi, zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, etj. (Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, ora 08:30)
Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale e shqyrton Projektligjin për çmimin e produkteve medicinale. (Kuvendi i Kosovës, ora 09:30)
Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, mban konferencë për medie. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 10:00)
Zyra për Çështje të Komuniteteve në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, bashkë me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizojnë tryezë diskutimi për integrimin e komuniteteve jo shumicë në fushën e sportit. (Prishtinë, ora 10:00)
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka ftuar komunitetin akademik dhe diplomatë, në takimin e tretë konsultativ për gjendjen politike në vend, me theks të veçantë relacionet e Kosovës me aleatë. Mediet mund të marrin pamje në fillim të takimit, ndërsa më pas diskutimi do të jetë i mbyllur. (Holli i Bibliotekës Kombëtare, ora 15:00)























