Komuna e Prishtinës fillon fazën e dytë të dezinsektimit|Video
BKT
Kosovë

Komuna e Prishtinës fillon fazën e dytë të dezinsektimit|Video

Valjeta Shala / RTK

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se e ka nisur procesin e dezinsektimit me vonesë për shkak të kushteve atmosferike. Tashmë faza e parë ka përfunduar. Zyrtarët komunalë thonë se procesi do të zbatohet në gjashtë faza. Por qytetarët po ankohen për praninë e shumë insekteve.

Kështu e përshkruan problemin me mushkonjat Ramadan Sekiraqa. Sipas tij, dezinesktimi shpesh nuk po kryen punë.

 “Plot telashe, po na pickojnë. Gjithë natën si mrena ashtu edhe jashtë, veç po  fishkëllejnë.. plot pickoja po ka", tha Sekiraqa.

Një tjetër qytetar ankohet për numrin e madh të insekteve.

“Po kemi telashe me mickoja, me miza.  Do miza të vogla", thotë Nazlije Shabani, qytetare

E qytetari Sami Berisha thotë se nuk i ka këto telashe.

 “Përpara më shumë ka pas se sa tani. Tash ka filluar edhe dezinesktimi dhe po duket se ka dhënë rezultat", tha Sami Berisha, qytetar.

 Se si po shkon procesi i dezinfektimit, tregon drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Izet Sadiku.

 “Ne e dimë që kanë qenë kushtet meteorologjike jo të përshtatshme dhe me 18 qershor kemi nisë procesin i cili ka zgjate 6 dite dhe janë përfshi te gjitha lagjet e qytetit. Diku përfshinë 6.700 hektarë. Tashme kemi filluar fazën e dytë dhe deri në fundjavë përfundon”, tha Sadiku.

Sodiku thotë se procesi i dezinesktimit në Prishtinë do të ketë së paku gjashtë faza.


MË SHUME NGA Kosovë