Të dyshuarit për korrupsion, Mujka dhe Muzliukaj do të mbrohen në liri
BKT
Foto: RTKlive
Kosovë

Të dyshuarit për korrupsion, Mujka dhe Muzliukaj do të mbrohen në liri

V.TH/RTKlive

Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur që dy të dyshuarit për korrupsion, Faruk Mujka dhe Besim Muzliukaj do të mbrohen në liri.

Vendimi është marrë sot pasi një ditë më parë Mujka dhe Muzliukaj u arrestuan nën dyshimin se kanë kryer veprat penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Gjyqtari i Procedurës Paraprake kërkesën e Prokurorisë Speciale për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve e ka refuzuar dhe të njëjtit lihen në mbrojtje në liri, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.


MË SHUME NGA Kosovë