Qytetarët e Fushë-Kosovës ankohen për rrugët e dëmtuara|Video
BKT
Kosovë

Qytetarët e Fushë-Kosovës ankohen për rrugët e dëmtuara|Video

Fatos Cervadiku / RTK

Banorët e Fushë-Kosovës po përballen me problemin e rrugëve të cilat janë me gropa dhe vështirë të kalueshme.

Rrugët “Hajrullah Zymi”, “Hamdi Grajqevci” dhe “EnverMaloku”, janë kthyer në shqetësim për qytetarët e kësaj komune.

Problemi me operatorët ka bërë që Komuna të vonohet në sanimin e rrugëve deri në zgjedhjen e një operatori të ri në fund të korrikut.

Qytetarët e kësaj komune thonë se gati çdo rrugë është e dëmtuar dhe me gropa ose në fillim ose në mbarim. Ata po ashtu tregojnë se ka rrugë që është rregulluar para 7-8 muajve, por që pas dy muajve prapë janë rritur gropat.

“Pastërtia dhe mirëmbajtja e rrugëve janë tmerr në Fushë-Kosovë. Nuk besoj që ka një komunë tjetër që mundet me u krahasua me këtu”, thotë qytetari.

Në Komunën e Fushë-Kosovës arsyetohen për moszgjidhje të një kompanie që do ta bëjë sanimin e rrugëve.

Zëdhënësi i Komunës, Ali Topalli tregoi se shumë shpejt pritet të nisë puna në rregullimin e rrugëve të dëmtuara.

"Kemi filluar procedurat dhe janë bërë procedurat më 27 të këtij muaji dhe hapja e ofertave do të bëhet më datën 17 të këtij muaji. Do të caktohet operatori i ri dhe sigurisht se do të fillojnë punimet shumë shpejt”, ka thënë Topalli.

Po ashtu Topalli tha se komuna ka ndarë rreth 125 mijë euro për sanim të rrugëve.


MË SHUME NGA Kosovë