Ngritja e temperaturave mbush QMF-të me pacientë |Video
Arbresha Berisha / RTK
Me ngritjen e temperaturave, Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe Klinika Emergjente kanë filluar të mbushen me pacientë. Të njëjtit janë ankuar për probleme kardiovaskulare e kokëdhembje.
Ndërkaq, mjekët kanë bërë thirrje që qytetarët të mos u ekspozohen rrezeve të diellit në intervalet kohore, duke filluar nga ora 10:00 deri në orën 17:00.
Për shkak të temperaturave të larta dhe ngushtimit të venave, Fadil Kosumi nga komuna e Podujevës thotë se katër ditë më parë, babai i tij 83-vjeçar ka pësuar sulm në zemër.
Kosumi është shprehur se babai i tij nuk ka pasur më herët probleme me zemër, por që temperaturat i kanë shkaktuar komplikime.
Mjekë të përgjithshëm në këto qendra kanë thënë prapa kamerës se pacientët kanë marrë trajtimin e duhur dhe janë liruar për në shtëpi.
Naser Syla, drejtor i Klinikës Emergjente në QKUK, ka treguar po ashtu se s’i duhet të veprojnë qytetarët për t’u mbrojtur nga temperaturat e larta.























