Plani për Sigurinë në Shkollat e kryeqytetit në prag të finalizimit
BKT
Foto: Arkiv / RTKlive
Kosovë

Plani për Sigurinë në Shkollat e kryeqytetit në prag të finalizimit

Ardiana Hajzeri / Radio Kosova

Nga shtatori i këtij viti pritet të rritet siguria në shkollat e kryeqytetit, pasi drejtues të Komunës së Prishtinës kanë bërë të ditur se Plani për Sigurinë në Shkollat e kryeqytetit është në prag të finalizimit.

Prindër, drejtues të shkollave dhe njohës të arsimit, po vlerësojnë së është shumë e rëndësishme rritja e sigurisë në shkollat e vendit.

Dhuna ndërmjet moshatarëve në shkollat e vendit viteve të fundit është rritur dhe për këtë është kërkuar vazhdimisht që të rritet edhe siguria në shkolla.

Në një përgjigje me shkrim për Radio Kosovën, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetëm në gjashtëmujorin e parë të këtij viti janë raportuar 305 raste të dhunës në shkollat e vendit.

Për përmirësimin e kësaj gjendje, Komuna e Prishtinës ka prezantuar Planin për Sigurinë në Shkollat e kryeqytetit, i cili pritet të fillojë së zbatuari në shtator të këtij viti. Në një përgjigje më shkrim për Radio Kosovën, Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se ky plan është hartuar në bashkëpunim më të gjithë përfaqësuesit e institucioneve përgjegjëses për rritjen e sigurisë në shkolla.

Në përgjigje thuhet se Plani i Sigurisë në Shkolla është hartuar nga Drejtoria e Arsimit në bashkëpunim me OSBE-në, me përfaqësues të Policisë së Kosovës, përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, drejtorë të shkollave të mesme të ulëta dhe të mesme të larta, përfaqësues së Këshillit të Prindërve dhe këshillit të nxënësve, Save the Children, psikolog të shkollave, dhe përfaqësues të tjerë me interes për hartimin e një plani të sigurisë sa më të zbatueshëm.

“Drejtoria Komunale e Arsimit në planifikimet buxhetore do të përfshijë vazhdimisht kostot e vendosjes së kamerave të sigurisë në objektet ku mungojnë. Pas analizave të përgjithshme, mundësive financiare dhe shtimit të patrullimeve nga Policia e Kosovës, punësimi i punëtorëve rojeve të objekteve shkollore është i planifikuar dhe do të bëhet në bazë të legjislacionit në fuqi”, thuhet në përgjigjen e komunës.

Këtë plan të Komunës së Prishtinës po e mirëpresin qytetarët. Ata po vlerësojnë se është shumë e nevojshme rritja e sigurisë në shkolla.

 “Ky është një veprim i mirë i komunës i cili shkon në favor të rritjes së sigurisë në shkolla për fëmijët dhe po ashtu ndikon që fëmijët të ndjehen më mirë gjatë qëndrimit në shkollë dhe kjo është për t’u përshëndetur”, thotë një qytetar.

“Unë e shoh të arsyeshme dhe është shumë e nevojshme që të merren veprime të tilla. Diçka qa duhet të bëhet është edhe vendosja e sigurimit fizik në shkolla”, thotë një qytetar tjetër. 

Edhe njohës të arsimit po vlerësojnë së duhet të rritet niveli i sigurisë në shkollat në nivel vendi. Rinor Qehaja nga institute “Edguard” i tha RTK-së së  është e nevojshme të merren iniciativa në nivel vendi nga institucionet përgjegjëse, e jo vetëm iniciativa nga nivelet  komunale.

 “Kemi nevojë për një përkushtim instuticional nga niveli qendror pikë së pari që si i tillë të operacionalizohet nga niveli qendror. Pra, jo iniciativa ad-hoc nga disa komuna vetëm, por një politikë të qëndrueshme në nivel vendi që na garanton mirëqenien e nxënësve në shkolla”, tha Qehaja.

Plani i Sigurisë në Shkollat e kryeqytetit parashihet të arrijë koston buxhetore rreth 1.5 milion euro në vit dhe do të zbatohet nga vetë komuna.


MË SHUME NGA Kosovë