Hodaj e Qelaj u dakorduan për bashkëpunim
BKT
Kosovë

Hodaj e Qelaj u dakorduan për bashkëpunim

Sh.Ç /RTKlive

Kryeshefi ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj priti në takim Avokatin e Popullit, Naim Qelaj.

“Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin ndër institucional përfshirë këtu ankesat që ndërlidhen me shkelje të të drejtave të njeriut, shkëmbimin e informacioneve si dhe çështjet e të drejtave të njeriut me rastin e arrestit dhe ndalimit policor.

Hodaj dhe Qelaj shprehën gatishmërinë për bashkëpunim të mëtutjeshëm në fushën e respektimit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

 


MË SHUME NGA Kosovë