Komuna e Prishtinës do të dezinsektojë mbi 6700 hektarë
BKT
Kosovë

Komuna e Prishtinës do të dezinsektojë mbi 6700 hektarë

Albulena Bytyqi / Radio Kosova

Këtë javë ka filluar edhe faza e tretë e dezinsektimit në Komunën e Prishtinës. Zyrtarë Komunal nga Komuna e Prishtinës thonë për Radio Kosovën se këtë vit gjatë kësaj fazë kanë rritur edhe ekipet punuese në terren.

Ka filluar edhe faza e tretë  e dezinsektimit në Komunën e Prishtinës. Ani  pse procesi i dezinsektimit ka filluar paksa me vonesë  për shkak të ndryshimeve atmosferike, duket se ai po shkon mbarë. Kështu ka bërë të ditur për Radio Kosovën, drejtori për Shëndetësi në Komunën e Prishtinës, Izet Sadiku. Ai tha se pilot projekti i dezinsektimit ka për qëllim largimin e insekteve, që mund të jenë bartëse të shumë sëmundjeve ngjitëse.

“Ne kemi  filluar të hënën me fazën e tretë të  dezinsektimit hapësinor dhe kjo fazë do të zgjasë  deri të shtunën. Pas kësaj faze do të fillojmë shumë shpejt edhe me fazën e katërt. Ajo çka kemi bërë këtë fazë është që i kemi rritë ekipet  me shumë në terren”, tha Sadiku për Radio Kosovën.  

Sadiku, tutje ka shtuar se sivjet do të dezinsektohet një sipërfaqe prej mbi 6700 hektarë, dhe se vitin tjetër do të përfshihen me shumë fshatra. Ai tutje shtoi se janë munduar t’u përgjigjen me kohë të gjitha ankesave që kanë pas nga qytetaret gjatë fazës së dezinsektimit.

“Ankesa ka nga qytetarët sepse sivjet edhe kushtet atmosferike kanë ndikuar që me pas më shumë mushkonja dhe për këtë arsye ka pas më shumë ankesa. Por, ne jemi munduar që qytetarët të cilët kanë pas ankesa t’i njoftojmë me kohë që kur do të bëhet dizensektimi në lagjen e tyre”, shtoi ai.

Sadiku tutje ka potencuar se bashkëpunimi i qytetarëve në këtë proces është i një rëndësie të veçantë për suksesin e këtij procesi. Gjatë kohës së dezinsektimit, qytetarët duhet t’i mbajnë dritaret e mbyllura, që mos të futen insektet brenda dhe të kufizojnë daljet nëpër hapësirat ku është duke u kryer dezinsektimi së paku për një orë.


MË SHUME NGA Kosovë