Pas dy vitesh edhe shahu do të futet si lëndë zgjedhore në shkollat publike
BKT
Kosovë

Pas dy vitesh edhe shahu do të futet si lëndë zgjedhore në shkollat publike

Medina Pasoma / RTKlive

Në mesin e sporteve të cilat do t’iu ofrohen nxënësve të shkollave publike si lëndë zgjedhore, pas dy vjetësh, do të jetë edhe shahu.

Këtë e bëri të ditur Armend Budima, kryetari i Federatës së Shahut në Ditën Ndërkombëtare të shahut në një intervistë për programin e mëngjesit, “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK.

“Shahu rekomandohet te fëmijët sepse i rrit aftësi kognitive, matematikore e gjithashtu ju mundëson të jenë më social, si dhe i rrit aftësitë edukative e arsimore”, u shpreh Budima.

Ai përmendi se futja e shahut si sport intelektual në listën e lëndëve zgjedhore në shkolla do të rrit mendimin kritik dhe analizën te nxënësit. Projekti do të implementohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ajo e Arsimit dhe ajo e Shëndetësisë. Tutje tregoi se mosha prej së cilës rekomandohet fillimi i luajtjes së shahut është 7-vjeç.

“Ish-Jugosllavia ka qenë njëra nga bashkësitë e shteteve që e ka pasur shahun më të zhvilluar në botë, mirëpo mundësitë për të luajtur kanë qenë të kufizuara për ne”, kujtoi ai për historikun e shahut në Kosovë.


MË SHUME NGA Kosovë