Shefi të BE-së në Kosovë, Tomáš Szuyog i zgjatet mandati edhe për një vit
A.B/RTKlive
Këshilli i BE-së sot ka zgjatur mandatin e Përfaqësuesit Special të BE-së në Kosovë, Tomáš Szuyog, deri më 31 gusht 2024.
“Tomáš Szuyog u emërua Përfaqësuesit Special të BE-së për Kosovën më 1 shtator 2020. Mandati i tij përfshin detyrën e ofrimit të këshillave dhe mbështetjes së BE-së në procesin politik dhe promovimin e koordinimit të përgjithshëm politik të Bashkimit në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Këshilllit, raporton RTKlive.
Po ashtu Këshilli ka miratuar sot një sërë vendimesh për zgjatjen e mandateve ekzistuese të Përfaqësuesve Specialë të BE-së (EUSR) për një vit, deri më 31 gusht 2024.
Këshilli ka zgjatur mandatet e Përfaqësuesve Specialë të BE-së, edhe për Bosnjë dhe Hercegovinën, Kaukazin e Jugut dhe krizën në Gjeorgji për një vit.
Johann Sattler është në Bosnje dhe Hercegovinë (BiH) që nga 1 shtatori 2019. “Mandati i tij është të sigurojë përparim të vazhdueshëm në Procesin e Stabilizim Asociimit, me synimin për një BiH të qëndrueshme, të qëndrueshme, paqësore dhe multietnike dhe të bashkuar, duke bashkëpunuar në mënyrë paqësore me fqinjët e saj dhe në mënyrë të pakthyeshme në rrugën e anëtarësimit në Union. Ai gjithashtu mbështet zbatimin e Marrëveshjes Kornizë të Përgjithshme për Paqen në BiH”, thuhet në njoftim.
Toivo Klaar u emërua për Kaukazin e Jugut dhe krizën në Gjeorgji më 13 nëntor 2017. “Detyra e tij është të kontribuojë në zgjidhjen paqësore të konflikteve në rajon, përkatësisht krizën në Gjeorgji dhe konfliktin e Nagorno-Karabakut, si dhe të inkurajojë bashkëpunimin rajonal midis Armenisë, Azerbajxhanit dhe Gjeorgjisë dhe, sipas rastit, vendeve fqinje”, thuhet në njoftim.
Ndryshe përfaqësuesit Specialë të BE-së propozohen nga Përfaqësuesi i Lartë për të promovuar politikat dhe interesat e BE-së në rajone dhe vende të veçanta dhe për t'i siguruar BE-së një prani politike aktive në ato zona.
Aktualisht, dhjetë përfaqësuesit Specialë të BE-së, mbështesin punën e Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell.
Këtu përfshihen tre përfaqësuesit specialë të përmendur më lart, si dhe PSBE-të për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, si dhe për Sahelin, Bririn e Afrikës, rajonin e Gjirit, Azinë Qendrore, Procesin e Paqes në Lindjen e Mesme, si dhe për të drejtat e njeriut.























