Bileta ditore rrit numrin e udhëtarëve në autobusët e Trafikut Urban
BKT
RTKlive
Kosovë

Bileta ditore rrit numrin e udhëtarëve në autobusët e Trafikut Urban

M.P / RTKlive

Është rritur numri i udhëtarëve që përdorin autobusët e Trafikut Urban në baza të përditshme. Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se tashmë numërohen 10 mijë udhëtarë më shumë.

“10.000 udhëtarë më shumë po përdorin autobusët e ‘Trafiku Urban’, si rezultat i vendimit të marrë në muajin janar të këtij viti për përdorimin e biletës ditore”, ka shkruar Rama.

Tutje, kryetari ka paralajmëruar për shtimin e 30 autobusëve të rinj, e që 6 nga ta do të jenë elektrik.


MË SHUME NGA Kosovë