Prishtina e gjelbër, edhe 40 mijë banorë do të ngrohën nga Termokosi
BKT
Foto: RTKlive
Kosovë

Prishtina e gjelbër, edhe 40 mijë banorë do të ngrohën nga Termokosi

M.P / RTKlive

Nëpërmjet zgjerimit të rrjetit të ngrohtores së qytetit, “Termokos”, tashmë po përfitojnë edhe 40.000 banorë tjerë të kryeqytetit.

Këtë e bëri me dije kryetari i Prishtinës, Përparim Rama nëpërmjet një postimi në facebook, ku potencoi se janë përfshirë 7 lagje, 246 objekte dhe 850.000 m2.

“Brenda pak muajve, kemi arritur të rrisim numrin e konsumatorëve përmes projektit të zgjerimit dhe rehabilitimit të rrjetit. Jemi duke punuar edhe në projekte të tjera zhvillimore, të cilat do të mundësojnë zgjerim edhe në lagje të tjera të Prishtinës”, ka shkruar Rama.

May be an image of text


MË SHUME NGA Kosovë