Reduktime të ujit në lagjen ‘Lakrishte’, shkak defekti në një gyp
BKT
Kosovë

Reduktime të ujit në lagjen ‘Lakrishte’, shkak defekti në një gyp

E. Hoti / RTKlive

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Prishtina’ ka njoftuar se për shkak të një defekti në gypin e ujit në lagjen " Lakrishte" , sot do të ketë reduktime në atë lagje.

KRU ‘Prishtina’ ka njoftuar se duke filluar nga ora 11:30 e deri  në 14:30 do të ndërpritet furnizimi me ujë të pijshëm për të gjithë konsumatorët e kësaj lagjeje.

“Sanimi i defektit do realizohet nga ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit”, thuhet më tej në njoftim.


MË SHUME NGA Kosovë