15:13 / 23.07.2023
Shteret Ibri, rrezikohet furnizimi me ujë të pijes rajoni i Mitrovicës
Komuna e Mitrovicës ka bërë të diitur se është ndaluar rrjedha e ujit nëpër shtratin e lumit Ibër, duke shkaktuar shterjen e tij. Në Facebook, Komuna ka shkruar se është alarmues rrezikimi i furnizimit me ujë të pijes për rajonin e Mitrovicës, në këto temperatura të larta.
“Rrezikimi i furnizimit me ujë të pijes për Rajonin e Mitrovicës në këto temperatura të larta, rrezikimi i ekosistemit të lumit Ibër janë alarmuese për ne si institucion i Komunës së Mitrovicës:, thekson Komuna e Mitrovicës.
Ndërsa, ky institucion bëri të ditur se ka kërkuar sqarime nga organet kompetente për mungesën e ujit, për shkak të punimeve që po bëhen në Liqenin e Ujmanit.























