KRU ‘Mitrovica’ sot nis me shkyçjen e ujit, shkak borxhet e kyçjet ilegale
BKT
Foto: RTKlive
Kosovë

KRU ‘Mitrovica’ sot nis me shkyçjen e ujit, shkak borxhet e kyçjet ilegale

M.P. / RTKlive

Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” ka njoftuar se sot do të fillojë me aksionin e shkyçjes së ujit.

Shkyçja do të ndodhë te konsumatorët të cilët kanë borxhe ndaj kompanisë, ata që janë konsumatorë ilegal si dhe keqpërdoruesit e ujit të pijes.

“Shkyçja fillon nga ora 09:00 dhe shtrihet në tri njësitë tona: Mitrovicë, Vushtrri dhe Skenderaj”, thuhet në njoftim.

KRU “Mitrovica” gjithashtu ka njoftuar se ky veprim ka ardhur pas paralajmërimeve të shumta te konsumatorët.


MË SHUME NGA Kosovë