Bashkatdhetarët priten në Kuvend
BKT
Foto: RTKlive
Kosovë

Bashkatdhetarët priten në Kuvend

M.Pasoma / RTKlive

Kuvendi i Kosovës ka hapur sot dyert për diasporën, si pjesë e aktivitetit tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”. Me këtë rast është hapur edhe salla ku zhvillohen seancat, me ç`rast mërgimtarët po interesohen në lidhje me punën dhe aktivitetet që zhvillohen në Parlament.

Deputeti i Vetëvendosjes, Enver Dugolli, i cili po pret bashkatdhetarët është zotuar se do të vazhdojnë të përmbushin agjendën legjislative edhe për mërgatën shqiptare.

Ndër të tjera për RTK-në, ai ka përmendur se ligji për reformë zgjedhore është një prej kërkesave të tyre tash e një kohë.

“Kërkesën që e kanë pasuar vitin e kaluar që pothuajse çdo i dyti mërgimtar ka bërë kërkesë që të bëjmë ligjin për reformë zgjedhore, që do ua mundëson atyre lehtësimin e votimin në ambasada, konsullata, tashmë atë e kemi përfundu dhe jemi ballëhapur sa i përket këtij premtimi”, është shprehur Dugolli.

Tutje ai ka thënë se mërgimtarët kanë mirëkuptim ndaj përmbushjes së zotimeve.

“Natyrisht që kërkesat janë gjithnjë për më shumë punë, të arritura. Por e dalloj se mërgimtarët kanë durim dhe e kuptojnë që brenda natës s’mund të bëhen të gjitha”, ka thënë Enver Dugolli.


MË SHUME NGA Kosovë