Pastrohet shtrati i lumit Nerodime, si parandalim për vërshimet
BKT
Kosovë

Pastrohet shtrati i lumit Nerodime, si parandalim për vërshimet

M.P / RTKlive

Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencave në Komunën e Kaçanikut ka pastruar shtratin e lumit Nerodime.

“Në vazhdën e traditës së mirëmbajtjes së shtretërve të lumenjve dhe përroskave, është duke vazhduar pastrimi i shtratit të lumit Nerodime nga barishtet dhe prurjet e zhavorrit, nga Xhamia e Dëshmorëve deri në fund të qytetit”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Drejtori Ramadush Osmani ka bërë të ditur se ky pastrim ka ardhur si parandalim i vërshimeve dhe rrjedhimisht, menaxhimit më të mirë të situatave emergjente.

 


MË SHUME NGA Kosovë