Haradinaj: Sakrifica e Enver Zymberit mbetet frymëzim ndër breza
BKT
Kosovë

Haradinaj: Sakrifica e Enver Zymberit mbetet frymëzim ndër breza

RTKlive

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar heroin Enver Zymberi, pjesëtarin e Njësisë Speciale të Kosovës, në përvjetorin e 12 të vrasjes së tij në veri të vendit.

Haradinaj, në një postim në Facebook, ka shkruar se mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit të vendit, siguria e qytetarëve dhe mbrojtja e rendit dhe ligjit, për Enverin ishin përtej jetës së tij.

“Sakrifica e tij në shërbim të vendit dhe mbrojtjes së rendit kushtetues, do të mbetet frymëzim ndër breza. Në ditën memoriale të punonjësve policorë të rënë në krye të detyrës, nderojmë kontributin e të gjithë policëve që kanë dëshmuar profesionalizëm të lartë në kryerjen e detyrave, në mbrojtje të rendit dhe ligjit në gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.


MË SHUME NGA Kosovë