AGK: Kufizimi i hapësirës, tentim për vështirësim të raportimit nga Kuvendi
BKT
Kosovë

AGK: Kufizimi i hapësirës, tentim për vështirësim të raportimit nga Kuvendi

M.P. / RTKlive

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka kundërshtuar kufizimin e hapësirës së punës për mediet në Kuvend. Vendosjen e shiritit, për të cilin nga Kuvendi thonë se ndodhi për arsye sigurie, AGK e ka vlerësuar si tentim të vështirësimit të raportimit të plotë nga Kuvendi.

“Në hapësirën lart prej nga mediet raportojnë është vendosur një shirit që u pamundëson medieve të marrin pamjen e plotë të Kuvendit dhe deputetëve. AGK-ja e kundërshton fuqishëm këtë vendim, që ka për tentim vështirësimin e raportimit profesional dhe të plotë nga Kuvendi”, thuhet në reagimin e AGK-së.

Tutje ky asociacion ka thënë se ky vendim nuk i kontribuon transparencës për punën e deputetëve.

“AGK-ja fton Kryesinë e Kuvendit që të marrë masa për të lehtësuar punën e gazetarëve, pasi që raportimi i tyre nga Kuvendi është në interes të publikut”, ka shkruar AGK.


MË SHUME NGA Kosovë