SBASHK për Klan Kosovën: Fjala e lirë po vihet në rrezik
BKT
Kosovë

SBASHK për Klan Kosovën: Fjala e lirë po vihet në rrezik

M.P. / RTKlive

Sindikata e Bashkuara e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës kanë reaguar për pezullimin e certifikatës ndaj Klan Kosovës. Ata e kanë quajtur një veprim të tillë si rrezikim të informimit të saktë dhe fjalës së lirë.

“Fjala e lirë e informimi i saktë po vihet në rrezik. Ky është alarm se fati i kësaj medie mund t’i pres edhe mediumet tjera dhe nëse ndodh, atëherë në Kosovë do të kemi errësirë dhe Qeveria do të bëj çfarë t’i  teket sepse e vërteta do të mungojë në publik”, thuhet në komunikatën e SBASHK-ut.

Tutje ata kanë thënë se sharjet dhe linçimet ndaj gazetarëve kanë ardhur për të krijuar frikë për të mybllur “sytë, veshët e gojën e atyre që shohin realitetin”.

“SBASHK-u është në mbështetje të gazetarëve e  fjalës së lirë dhe  reagon ashpër kundër sulmeve të Qeverisë ndaj medieve. Reagon sepse sulme të tilla, fyerje e linçime kemi përjetuar edhe ne si sindikatë”, thuhet ndër të tjera në reagimin e SBASHK-ut.


MË SHUME NGA Kosovë