17:57 / 29.07.2023
AGK kërkon nga Policia hetim të rastit për kërcënimin e gazetarëve
M.P. / RTKlive
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pas kërcënimit me jetë të gazetares dhe kameramanit të portalit “Betimi për Drejtësi”. AGK i ka bërë thirrje Policisë së Kosovës dhe organeve të drejtësisë që të trajtojnë rastin sa më parë.
“Sipas redaksisë së 'Betimi për Drejtësi', gazetarja dhe kameramani janë kërcënuar me jetë nga një shitës i mallrave ilegale. Raportohet se fillimisht kameramanit i është dërguar mesazh kërcënues, duke i thënë se i ka borxh një gjak”, thuhet në njoftimin e AGK-së.
Ndërkaq personi që i ka kërcënuar, sipas stafit të “Betimi për Drejtësi” e ka telefonuar më pas edhe gazetaren duke e kërcënuar.
Gazetarja dhe kameramani kanë qenë duke realizuar një hulumtim, që pritet të publikohet në shtator.























