21:27 / 29.07.2023
AGK organizon protestë me moton “Demokracia vdes në errësirë”
B. H. | RTKlive
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës të hënën do të organizojë protestë me moton “Demokracia vdes në errësirë”, në shenjë revolte për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës.
“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me mbështetjen e medieve dhe organizatave të shoqërisë civile, më 31 korrik, do të mbajë protestë në shenjë revolte për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosova nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. Protesta me moton ‘Demokracia vdes në errësirë’, do të fillojë në ora 12:00, në Sheshin Zahir Pajaziti”, thuhet në njoftimin e AGK-së.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i fton kolegët gazetarë, kameramanë e fotoreporterë, t’i bashkohen kësaj proteste paqësore.























