14:01 / 30.07.2023
Nitaj kritika akademikëve: Pse nuk flasin, thua ti janë në azil të pleqve
M.P. / RTKlive
Sekretari i Përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj, ka kritikuar Akademinë e Shkencave dhe Arteve për mosreagim në procese të rëndësishme në vend. Madje, ai ka vlerësuar se akademikët po rrinë si “në azil të pleqve”.
“Pse nuk po flasin këta dijetarët e Kombit. Janē shumë me grada shkencore e tituj akademik. Apo janë strukur në Akademinë e Shkencave, thua ti në azil të pleqëve janë. Pse dikur kanë pasë zë e sot nuk kanë”, ka shkruar Nitaj në Facebook.
Tutje sekretari i AAK-së ka thënë se marrëveshjet që po sillen nëpër duar dhe sulmet mbi vlerat e shoqërisë nuk janë punë të vogla. Madje i ka cilësuar se mund të jenë proceset më të rëndësishme në Kosovën e pas pavësisë.























