Projektligji për Këshillin Prokurorial dërgohet në Komisionin e Venecias
BKT
Kosovë

Projektligji për Këshillin Prokurorial dërgohet në Komisionin e Venecias

M.P. / RTKlive

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca e ka dërguar Projektligjin për Këshillin Prokurorial në Komisionin e Venecias.

“Duke qenë se drafti ka pësuar ndryshime që nga vlerësimi i Komisionit të Venecias, kryetari Konjufca ka kërkuar opinion për projektligjin në tërësi, duke e konsideruar si vendimtare në arritjen e objektivit për reformim të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe adresimit të shqetësimeve dhe çështjeve të ngritura më parë”, thuhet në komunikatën për media nga Kuvendi i Kosovës.

Tutje në komunikatë thuhet se Kosova vazhdon të mbetet e përkushtuar ndaj respektimit të parimeve themelore të demokracisë si shtet anëtar i këtij komisioni.

Ndërkohë, ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog ka thënë se e mirëpret gatishmërinë e kryekuvendarit Konjufca për t’u konsultuar me Komisionin e Venecias për amandamentet e rishikuara në Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

“E mirëpres gatishmërinë e Glauk Konjufcës që të konsultohet me Komisionin e Venecias për amandamentet e rishikuara në Ligjin për KPK-në. Pajtueshmëria me standardet evropiane është prerogativë kryesore në zbatimin e reformave”, ka shkruar ai në “Twitter”.


MË SHUME NGA Kosovë