21:41 / 30.07.2023
Një ndërtesë në Fushë Kosovë përfshihet nga zjarri | Video
B. H. | RTKlive
Një ndërtesë në rrugën “Kuvendi i Lezhes” në Fushë Kosovë është kapluar nga zjarri.
Banorët kanë dalë jashtë, derisa në vendgjarje kanë arritur policia dhe zjarrfikësit. Këta të fundit kanë intervenuar dhe po tentojnë shuarjen e zjarrit, teksa KEDS-i për shkaqe të sigurisë e ka ndërprerë energjinë elektrike në këtë pjesë.
Dyshimet e para janë se ka marrë flakë ashensori i ndërtesës. Policia është në vendin e ngjarjes për të hetuar dhe konfirmuar shkaqet e këtij incidenti.























