MPB-ja, shpërblen pesë raportimet më të mira
Sh.Ç /RTKlive
Ministria e Punëve të Brendshme në kuadër të fushatës: “Festo me zemër dhe jo me armë”, ka mbajtur një takim me përfaqësues mediesh.
Në takim u tha se MPB-ja, do t’i monitorojmë mediet dhe grumbullojmë artikujt e shkruar nga gazetarët dhe më pas një komision do t’i vlerësojë artikujt e përzgjedhur për t’i shpërblyer.
Zëdhënësja për medie në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Nora Fetoshi, ka thënë se me mbështetjen e UNDP-së, 5 raportimet më të mirat do të shpërblehen me çmime. “Do të ndajmë çmim për artikullin më të mirë ku financues dhe bashkëndihmues në këtë projekt do të jetë UNDP-ja”, thaksoi ajo.
Nenaxher i projektit të UNDP-së, Mentor Cakolli, i ka bërë të ditur shumat e secilit çmim, duke vënë në pahë se kriteret do të i’u dërgohen me e-mail redaksive. Sipas tij, çmimi i parë do të marrë 700 euro, i dyti 500 euro, çmimi i tertë 300 euro dhe çmimi i katërt dhe i pestë nga 250 euro.























