Digjitalizimi noterial po realizohet me bashkëpunim ndërministror
BKT
Kosovë

Digjitalizimi noterial po realizohet me bashkëpunim ndërministror

E.H/RTKlive

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari është takuar me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

"Me qëllim mundësimin e qasjes së noterëve në të dhënat e Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës përmes sistemit digjital, sot nënshkruam memorandumin e bashkëpunimit me ministren e Drejtësisë, znj. Albulena Haxhiu", ka shkruar Hajdari në 'Facebook".

Përmes këtij memorandumi, sipas saj bëhet përcaktimi i procedurave për shkëmbimin e të dhënave, përcaktimi i rregullave të sigurisë, procedurave përkatëse për qasje dhe përdorim të të dhënave, si dhe krijimi i lehtësirave të nevojshme administrative për bashkëpunim ndërinstitucional në mes të institucioneve respektive me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe efektivitetit të shërbimit të noterisë.

"Digjitalizimi i sistemit noterial në Kosovë do të mundësojë harmonizimin e të gjitha procedurave të brendshme në një sistem të centralizuar e të ndërlidhur që mundëson qasje më të lehtë në shërbime, informata të sakta e të verifikuara në kohë reale", tha ajo.


MË SHUME NGA Kosovë