Sveçla dhe Hovenier flasin për situatën e përgjithshme të sigurisë
BKT
Kosovë

Sveçla dhe Hovenier flasin për situatën e përgjithshme të sigurisë

E. Hoti / RTKlive

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka pritur të martën në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.

Sveçla ka shkruar në Facebook se me ambasadorin Hovenier kanë biseduar për situatën e përgjithshme të sigurisë dhe për projektet e përbashkëta.

“Kisha kënaqësinë të pres sot në takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Jeffrey Hovenier. Biseduam për situatën e përgjithshme të sigurisë, për projektet e përbashkëta që kemi në proces me Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe për angazhimet e mëtutjeshme në fushat që janë në interes të të dyja palëve”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Ai e ka falënderuar SHBA-në të cilët përmes donacionit i kanë dhuruar sot Policisë së Kosovës 250 kamera trupore.

“Pas nënshkrimit dhe pranimit zyrtarisht donacionit prej 250 kamerave trupore nga Ambasada Amerikane për Policinë e Kosovës, pata rastin të falënderoj përzemërsisht Ambasadorin Hovenier për mbështetjen e vazhdueshme për institucionet e Republikës së Kosovës”, ka shkruar ministri Sveçla.


MË SHUME NGA Kosovë