Sveçla pret në takim lamtumirës Sassel, premtohet zgjerim bashkëpunimesh
BKT
Kosovë

Sveçla pret në takim lamtumirës Sassel, premtohet zgjerim bashkëpunimesh

M.P / RTKlive

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla priti në takim lamtumirës Shefin e Zyrës Diplomatike të Belgjikës në Kosovë, Julien Sassel. Gjatë takimit u ritheksua gatishmëria e Belgjikës për zgjerim të bashkëpunimit me Kosovën.

“Në këtë takim ministri Sveçla dhe Sassel, biseduan për bashkëpunimin e ndërsjellë mes MPB-së dhe shtetit të Belgjikës, ku me këtë rast ministri Sveçla e falënderoi për mbështetjen që kanë dhënë për Republikën e Kosovës, në procese të ndryshme”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Tutje në komunikatë thuhet se Sassel ka theksuar se është i gatshëm për zgjerim të bashkëpunimit në fushëveprimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.


MË SHUME NGA Kosovë