Haradinaj: Aze Brahimaj, një nënë luftëtare unike në historinë tonë të re
E. Hoti / RTKlive
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar heroinën Aze Brahimaj në 25-vjetorin e përjetësimit.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj po ashtu ka kujtuar edhe tre të tjerë të rënë me 3 gusht 1998.
"Në 25 - vjetorin e rënies, nderojmë heroizmin e nënës Aze, e gjithashtu sakrificën e nënës së saj Zize Syla dhe të rënëve të tjerë të 3 gushtit 1998, Idriz Gucati, Sejdi e Arif Kasumaj", ka shkruar Haradinaj.
"Një nënë luftëtare si ajo, është unike në historinë tonë të re dhe sot kur e kujtojmë me pietet, duhet të vëmë në pah se lavdia e UÇK-së nuk do ta kishte përmasën që e ka pa nënat tona të papërkulura", ka shkruar tutje Haradinaj.
Ai ka thënë se trimëria, guximi dhe vendosmëria e saj deri në vetëmohim, e bën të veçantë dhe të paharruar në kujtimin e brezave.























