17:41 / 03.08.2023
Instituti Hidrometeorologjik bëhet me paisje që parashikojnë përmbytjet
M.P / RTKlive
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka pranuar donacion paisjet të cilat do të parashikojnë përmbytjet dhe thatësirat.
3 matësit automatikë të shiut dhe stacioni automatik meteorologjik janë paisjet të cilat ky institucion i mori nga bashkëpunimi me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
“Me mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave në kohë reale, këto stacione të motit do të luajnë një rol jetik në ndërtimin e modeleve më të sakta të parashikimit të klimës, duke parashikuar më mirë ngjarjet ekstreme të motit si përmbytjet dhe thatësirat”, ka shkruar ministri Liburn Aliu.

























