MFPT: Kërkesa e Avokatit të Popullit është adresuar kohë më parë
BKT
Kosovë

MFPT: Kërkesa e Avokatit të Popullit është adresuar kohë më parë

M.P / RTKlive

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka reaguar lidhur me kërkesën e Avokatit të Popullit për ndryshimin e Ligjit për Tatimin në Pronë. Në një komunikatë për media, MFPT ka njoftuar se kushtëzimi për të nxjerrur vërtetimin e shlyerjes së borxhit të Tatimit në Pronë për të regjistruar veturën është hequr qysh në vitin 2021.

Kjo sipas Rregullores mbi Pezullimin e Shërbimeve Komunale për Mbledhjen e Detyrimeve të Papaguara të Tatimit në Pronë, e miratuar nga Qeveria në tetor të vitit 2021.

“Pra, rekomandimi i dhënë nga Avokati i Popullit lidhur me ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 06/L-005 për Tatimin në Pronën e Paluajtshme veçse është adresuar kohë më parë nga Ministria”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve.


MË SHUME NGA Kosovë