Lajçak mirëpret vendimin për reduktimin e policisë në veri
BKT
Kosovë

Lajçak mirëpret vendimin për reduktimin e policisë në veri

M.P. / RTKlive

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, e ka mirëpritur vlerësimin e përbashkët mes Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe NATO-s për situatën në veri. Lajçak tutje ka thënë se ky vlerësim është në përputhje me dakordimin në Bratislavëm mes tij dhe zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi.

“Ky është një hap i rëndësishëm drejt deeskalimit të plotë të tensioneve në veri të Kosovës”, ka shkruar Lajçak në "Twitter".

Policia e Kosovës sot ka bërë të ditur se në vazhdën e realizmit të detyrave dhe autorizimeve të saja kushtetuese dhe ligjore në interes të sigurisë publike në vend, si dhe me qëllim të zbatimit të dakordimeve të arritura në Bratisllavë me 10 korrik 2023, në mes të Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës, saktësisht hapit dy të këtij dakordimi,  është mbajtur takimi punues mes Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it për vlerësim të situatës së sigurisë, në dhe përreth ndërtesave komunale të komunave veriore.

“Sipas vlerësimit të përbashkët, nga Policia e Kosovës, EULEX dhe KFOR, situata e sigurisë në dhe rreth objekteve të komunave veriore vlerësohet se është e mirë. Në kuptim të këtij konstatimi të përbashkët, nga nesër fillon zvogëlimi i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës për 25%, në dhe përreth objekteve komunale në veri”, thuhet në njoftim.

 

I welcome today’s first joint security assessment between Kosovo Police, @EULEXKosovo and @NATO_KFOR as agreed in Bratislava. This is an important step towards full de-escalation of the tensions in the north of Kosovo.

— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) August 3, 2023


MË SHUME NGA Kosovë